Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ju dhembin veshkat kur e teproni me ushqimin? Ja arsyet pse
Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin e hormoneve dhe ruajtjen e ekuilibrave të elektroliteve dhe lëngjeve në trup. Veshkat kanë përgjegjësi të madhe por edhe janë të brishta, sidomos ndaj stilit të jetesës dhe veçanërisht ushqyerkes së keqe. Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë. Veshkat dhe ushqimet e rënda Ushqimet e yndyrshme, ato të përpunuara dhe veçanërisht të skuqurat janë problematike jo vetëm për tretjen dhe urthin por edhe për veshkat. Nëse ju keni dhimbje të veshkave pasi keni ngrënë një vakt të rëndë, atëherë...