Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump: SHBA shkatërroi plotësisht programin bërthamor të Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar plotësisht programin bërthamor të Iranit, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si më të fuqishmen ndonjëherë ndaj Teheranit. Në një intervistë për Fox News, Trump tha: Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua si kurrë më parë. Kjo nënkuptonte fundin e ambicieve të tyre bërthamore, të paktën për një periudhë kohe. Bomba depërtoi në strukturë si të ishte gjalpë. Tani aty ka vetëm mijëra tonë gurë. I gjithë kompleksi është rrënuar. Deklarata e Trump vjen një javë pas bombardimeve ajrore të SHBA-së ndaj tre impianteve kryesore bërthamore iraniane. Një nga objektet kryesore, sipas tij, ishte objekti nëntokësor në Fordo. Sipas tij, SHBA kishte informacione se Irani ndodhej vetëm disa javë larg prodhimit të një arme...