Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!
Deputeti britanik Nigel Farage pasi pranoi sfidën e kryeministrit Edi Rama lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, pretendon se e ka fituar ‘bastin’. Në një reagim të bërë së fundmi në rrjetin “X”, Farage shkruan se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, është i burgosur. Madje ligjvënësi britanik, thotë se do angazhohet për ti dëbuar ata drejt Shqipërisë. “I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”-thuhet në reagimin e tij, në përgjigje të kryeministrit Rama. Rama reagoi më herët duke...