Flakët dhe tymi mbulojnë zonën, zjarr i madh në fshatin Hoshtimë në Vlorë

Flakët dhe tymi mbulojnë zonën, zjarr i madh në fshatin Hoshtimë në Vlorë

Një zjarr masiv ka shpërthyer në fshatin Hoshtimë, në rajonin e Vlorës, duke shkaktuar shqetësim të madh ndër banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur pranë varrezave të fshatit, ku vatra e zjarrit ka marrë përmasa të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi, për shkak të erës së fortë që ka mbërthyer zonën. Sipas informacionit të siguruar, flakët janë favorizuar nga era e fuqishme, që po e bën më të vështirë përpjekjen për të kontrolluar përhapjen e tyre. Zjarri ka filluar të përhapet në drejtim të zonave të banuara dhe rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha, si në pronat private ashtu edhe në infrastrukturën përreth. Për momentin, nuk raportohet për viktima, por banorët janë alarmuar për mundësinë që zjarri të përfshijë më shumë sipërfaqe dhe të...