Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Hamasi është afër marrëveshjes’, Trump kundër gjyqësorit izraelit: Gjueti shtrigash ndaj Bibi Netanyahut
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar publikisht gjyqësorin e Izraelit se po pengon përpjekjet për të arritur një marrëveshje në Luftën e Gazës dhe me Iranin, me gjyqin për korrupsion kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. "Kjo është një GJUETIE POLITIKE SHTRIGASH, shumë e ngjashme me gjuetinë e shtrigave që durova unë", shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. "Kjo maskaradë 'drejtësie' do të pengojë negociatat si me Iranin ashtu edhe me Hamasin". Trump sulmoi gjyqësorin e Izraelit për herë të dytë brenda vetëm pak ditësh. Netanyahu ka qenë në gjyq për pesë vjet për akuza për korrupsion. Ai akuzohet për mashtrim, shkelje të besimit dhe ryshfet. Ai dëshmoi për herë të pare në fillim të këtij muaji. Sipas Times of Israel, marrja në pyetje...