Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plane që nuk u ekzekutuan kurrë! Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e Pompeos dhe Bolton, Trump-Khameneit: Të kurseva vdekjen!
Foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2022, Irani ishte pranë vrasjes së Mike Pompeo-s, ish-sekretarit të Shtetit që shërbeu gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump. Shtatorin e kaluar, vetë Donald Trump, i cili atëherë kandidonte për rizgjedhje në Shtëpinë e Bardhë, mësoi nga Shërbimi Sekret se një ekip vrasësish me pagesë nga Teherani kishin mbërritur në Shtetet e Bashkuara dhe mund të tentonin edhe vrasjen e tij. Kërcënime të këtij lloji rritën masat e sigurisë rreth kandidatit të atëhershëm republikan dhe mund të kenë luajtur një rol në vendimin e fundit të presidentit për të bombarduar objektet bërthamore të regjimit të ajatollahëve. "Washington Post" zbuloi detaje nga ngjarja, që deri më tani nuk dihej publikisht, por që do të jetë pjesë e një libri...