Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Evropa po ‘përvëlohet’, vala e parë e madhe e të nxehtit të 2025 i çon temperaturat në 42 gradë Celsius
Autoritetet në të gjithë Evropën janë në gatishmëri ndërsa vala e parë e të nxehtit e verës i çon temperaturat deri në 42 gradë Celsius, pasi kontinenti që po ngrohet më shpejt vazhdon të vuajë efektet e emergjencës klimatike. Zyra shtetërore meteorologjike e Spanjës, Aemet, lëshoi një paralajmërim të veçantë për nxehtësinë të premten, duke thënë se temperaturat mund të arrijnë 42 gradë Celsius në disa zona jugore të vendit gjatë ditëve në vijim. Ministria e shëndetësisë e Madridit i paralajmëroi gjithashtu njerëzit të tregojnë kujdes shtesë gjatë vapës, duke u kujtuar atyre të qëndrojnë larg diellit, të qëndrojnë të hidratuar dhe t’u kushtojnë vëmendje të madhe atyre që janë të moshuar, shtatzëna ose që kanë probleme kronike shëndetësore. Dy të tretat e Portugalisë do...