Besim Zekthi, shqipja krahëfluturuar e skenave dhe qiejve të kërcimit, valltari që e shndërroi trupin në flamur kombëtar

Besim Zekthi, shqipja krahëfluturuar e skenave dhe qiejve të kërcimit, valltari që e shndërroi trupin në flamur kombëtar

Nga Albert Vataj Në përvjetorin e pestë të ikjes së tij nga jeta, heshtja nuk mjafton. Kujtimi i tij nuk duron fjalë të zakonshme. Besim Zekthi, shqiponja që fluturoi mbi skenat e botës me vallen shqiptare, mbetet një emër që nuk shuhet, një dritë që nuk zbehet, një ritëm që nuk ndalet.Në këtë ditë, kur kujtojmë ikjen e tij tokësore, ndjejmë se nuk ka vdekje për ata që jetuan përtej vetes, për ata që trupin e bënë instrument të një kombi, për ata që kërcyen me shpirtin në pëllëmbë të atdheut dhe këngës popullore i dhanë krahun e përjetshëm të lëvizjes.Besim Zekthi nuk ishte thjesht valltar. Ai ishte vetë gjuha e trupit të një kombi. Ishte fjala e pathënë e historisë sonë. Ishte amaneti që...