Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I nxehtë përvëlues në Europë! Termometri në Greqi, Turqi dhe Portugali shënon mbi 40 gradë Celsius
Temperatura ekstreme janë shënuar në disa pjesë të Europës, me valën e të nxehtit që ka pushtuar rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër. Në Greqi, shumë banorë të Athinës iu drejtuan plazheve teksa përvëlimi goditi vendin, duke arritur kulmin në rreth 40-41 gradë Celsius. Mbi 40 gradë shënoi zhiva e termometrit edhe në Turqi, duke krijuar kushte të rrezikshme. Zjarre kanë shpërthyer në Izmir, Bursa, Sakarya dhe Adana, duke nxitur reagimin urgjent të autoriteteve. Përpjekjet e zjarrfikësve hasën në një pengesë tragjike në Adana pasi një avion cisternë u rrëzua teksa përpiqej të merrte ujë nga një digë aty pranë. Ndërkohë, turistët dhe vendasit si në Spanjë ashtu edhe në Portugali po përgatiten për nxehtësinë këtë fundjavë, pasi temperaturat atje gjithashtu pritet të rriten...