Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Masakra e 2 prillit, Berisha e mbron Spahinë nga Shkodra pasi u dërgua për gjykim: Na nderon! Sulmon Benet Becin
Në Shkodër, bastioni i Partisë Demokratike që e humbi me Bardh Spahinë përballë Benet Becin, Sali Berishën e çoi 2 prilli, ditë që përkujtohet si masakra e fundit e komunizmit në vend, pasi 34 vite më parë, më 2 prill 1991, u ekzekutuan katër persona të pafajshëm pas një proteste kundër komunizmit. Nga atje, kreu i Partisë Demokratike vazhdoi sulmet ndaj kryebashkiakut Beci dhe qeverisë Rama. Ndërsa mbronte Bardh Spahinë, i cili u dërgua sot për gjykim nga institucionet e drejtësisë, Berisha sulmoi Benet Becin, duke thënë se ndaj tij ka një dosje të rëndë, por mbrohet nga kryeministri Rama. “Shkodra ka ditur të triumfojë gjithmonë mbi diktatorët dhe diktaturat. Kësaj here, Shkodra do u japë leksionin më të merituar atyre që menduan se mund...