A ka më shumë njerëz në Tokë nga ç’kemi menduar?

A ka më shumë njerëz në Tokë nga ç’kemi menduar?

Homo sapiens është specia më e suksesshme e gjitarëve në historinë e Tokës, dhe kjo pa ndonjë konkurrent të afërt. Njerëzit jetojnë pothuajse në çdo kontinent, në kushte të vështira, dhe janë më të shumtë se konkurrenti i dytë më i afërt, miu, me të paktën një miliard më shumë. Por një studim i ri sugjeron se përhapja mbresëlënëse e njerëzimit mund të jetë nënvlerësuar ndjeshëm. Shumica e vlerësimeve vendosin popullsinë globale të Tokës rreth 8.2 miliardë, por Josias Láng-Ritter, studiues pasdoktoral në Universitetin Aalto në Finlandë dhe autori kryesor i studimit të botuar në revistën Nature Communications, pretendon se këto shifra mund të nënvlerësojnë ndjeshëm popullsinë rurale. “U befasuam kur zbuluam se popullsia reale që jeton në zonat rurale është shumë më e lartë...