Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani varros “kokat” e ushtrisë të vrarë në luftën me Izraelin
Në Iran u mbajt një ceremoni shtetërore mortore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin. Arkëmortet, të mbuluara me flamurin iranian dhe me portrete të komandantëve të vrarë, u vendosën pranë Sheshit Enghelab në Teheran, mes një turme të madhe pjesëmarrësish. Konflikti me Izraelin përfundoi gjatë kësaj javë me një armëpushim, pasi SHBA-të u përfshinë drejtpërdrejt duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në Iran. Turmat e mëdha të vajtuesve, të veshur me të zeza, thërrisnin slogane, valëvitnin flamuj iranianë dhe mbanin në duar portretet të të rënëve. Përpara ceremonisë, autoritetet ndërmorën një fushatë mediatike për të nxitur pjesëmarrjen, duke ofruar transport falas me autobusë dhe metro. Po ashtu, zyrat shtetërore u mbyllën. Ndër të rënët që...