Tarifat dhe bullizmi i Trump: “Kurthet” e fshehura pas ofertës amerikane për Europën

Tarifat dhe bullizmi i Trump: “Kurthet” e fshehura pas ofertës amerikane për Europën

Cilido qoftë rezultati i negociatave tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, të cilat janë ende në zhvillim, disa elementë po bëhen të qartë. I pari është se bullizmi i Donald Trump funksionon në Europë. Nuk ka funksionuar me Kanadanë e Justin Trudeau apo të Mark Carney, që i detyruan SHBA-të të tërhiqeshin nga disa masa. Nuk ka funksionuar me Kinën e Xi Jinping, që u kundërpërgjigj me rritje të tarifave doganore, kufizime në eksportin e lëndëve të rralla dhe e detyroi Shtëpinë e Bardhë të pranonte një marrëveshje shumë më të balancuar. Nuk ka funksionuar as me tregjet financiare, të cilat reaguan keq ndaj nismave të “Ditës së Çlirimit” dhe detyruan presidentin të tërhiqej në mënyrë të turpshme. Por me Europën, “PO”, intimidimi...