Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Deputeti gjerman Volkmann bën thirrje për njohjen e plotë të Kosovës nga BE
Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka shfrytëzuar fjalimin e tij të parë në Bundestag për të dhënë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për Kosovën, duke kërkuar njohjen e saj të plotë nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës (KiE).Në një video të publikuar nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl – një nga figurat më të rëndësishme që mbështeti pavarësinë e Kosovës – theksoi nevojën për veprime konkrete nga vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.“Respektoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kosova ka të drejtën legjitime për të qenë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare,” deklaroi Volkmann gjatë debatit për zgjatjen e mandatit të trupave gjermane në kuadër...