Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri të pushuesve në plazhet nga veriu, në jug
Ekipet shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues në zonat bregdetare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga puna e ekipeve të NJVKSH në plazhet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës. “Në këto ditë të nxehta vere në brigjet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës, ekipet tona shëndetësore janë çdo ditë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues që ka nevojë”, theksoi Koçiu. Ministrja Koçiu tha se “tendat shëndetësore verore janë aty për t’u kujdesur që pushimet tuaja të jenë të sigurta dhe me kujdesin e duhur shëndetësor”. Përveç ekipeve shëndetësore të NJVKSH, gjatë sezonit turistik...