Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin, plagoset 64-vjeçarja
                            Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë. 64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. “Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, njoftoi policia.