Artan Santon e kanë harruar të gjithë…

Artan Santon e kanë harruar të gjithë…

Nga Artan Hoxha Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e largët, saqë Artan Santon, themeluesin e bankës së parë me kapital 100% shqiptar dhe njërës nga bankat më të rëndësishme në vend, e kanë harruar të gjithë. Të gjithë ata që dikur prisnin në radhë para derës së zyrës së tij politikanë të nivelit më të lartë, qeveritarë, gjyqtarë e prokurorë, pronarë mediash e moderatorë të cilët përfituan sa mundën prej tij, nuk gjetën kohë as për një minutë të vetme ta kujtonin. Fiks sipas shprehjes popullore: “I vdekuri me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”. Kryeministrit që e kishte bërë mik të ngushtë para se të vritej, nuk i kanë mjaftuar tre...