Programi i praktikave të punës, Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj

Programi i praktikave të punës, Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në administratën publike. Programi do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron mundësi të zgjeruara për 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria. Ministrja Bora Muzhaqi nëpërmjet një videomesazhi të ndarë për hapjen e thirrjes, theksoi se ky edicion i X-të vjen me më shumë hapësira dhe mbështetje se kurrë më parë, duke synuar që të rinjtë të kenë akses real në institucionet publike, të përfitojnë trajnim profesional dhe të kenë një trampolinë të vërtetë drejt punësimit. “600 të rinj nga 21 deri në 29 vjeç të...