Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C
Fundjava në Shqipëri do të jetë në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme dhe të nxehta. “Parashikohet që të ketë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të vijojmë të kemi dominim e intervaleve të gjata me diell, të cilat më të dukshme do të jenë deri në orët e mesditës, kryesisht këto do të jenë të fokusuar në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore gjatë orëve të pasditës do të kenë kalime të lehta të vranësirave, por nuk do të jenë problematike,” tha Hakil Osmani nga MeteoAlb. E shtuna dhe e diela do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë vendin me temperatura që arrijnë mbi 37 gradë Celsius. “Do të kemi...