Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dy tërmete të njëpasnjëshme që ‘shkundën’ vendin tonë, ja çfarë thotë sizmiologu
Sizmiologu Rrapo Ormëni i ftuar në një intervistë televizive tha se këto janë pasgoditje që kanë vijuar prej tërmetit që ra më 24 qershor. Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Ormëni gjithashtu theksoi se zona e Adriatikut është mjaft aktive sa i përket tërmeteve. Sizmilogu Ormëni tha se këto tërmete mund të zgjasin me ditë ose dhe me javë, teksa shtoi se nuk mund të bëjmë një parashikim përfundimtar. Rrapo Ormëni: “Këto quhen pasgoditje që nga 24 qershori, sepse kanë rënë në të njëtën zonë. Do të ishin problematikë nëse tërmetet do të ishin 4.4 ose 4.5 ballë”, tha Ormëni ndërsa theksoi se rënia e tërmeteve nuk ka lidhje me stinën apo temperaturat e larta. Fushë- Kruja futet...