BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord për shtyrjen me gjashtë muaj të sanksioneve kundër Rusisë. Samiti i BE-së në Bruksel përfundoi, por krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dakord për gjithçka: Sanksionet kundër Rusisë nuk u shtrënguan, por ato u zgjatën. Nga qarqet e negociuesve në samitin e BE-sëgjatë mbrëmjes së të enjtes (26.06.2025) në Bruksel mësohet, se kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare miratuan shtyrjen edhe gjashtë muaj të paketës së sanksioneve kundër Rusisë. Pas samitit të BE-së dhe takimit paraprak të NATO-s, kancelari Merz bëri një bilanc të dyzuar në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. “Nuk prisja më shumë, kisha frikë më pak”, tha ai në Bruksel, duke iu referuar samitit të NATO-s. “Mund të kishte pasur një mosmarrëveshje...