Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Nuk ka barazim të votës”/ Aulon Kalaja i revoltuar me procesin e rinumërimit
                            Gazetari dhe kandidati për deputet, Aulon Kalaja, ka rikthyer debatin për rinumërimin e votave, duke ngritur akuza për mungesë transparence dhe trajtim të pabarabartë të votave nga ana e institucioneve zgjedhore. Gjatë një interviste në studion e Euroneës Albania, Kalaja u shpreh se procesi ka qenë i manipuluar dhe i qëllimshëm për të diskredituar kandidatët që kanë kërkuar rinumërimin. “Kur kam parë votën time në numërimin e parë, tek numërimi i dytë më del që ia kanë dhënë një kandidati tjetër, pra më ka ikur një votë. Ose një votë që ka shkuar vetëm për subjektin politik, tek numërimi i dytë ka dalë që e ka marrë dhe një kandidat tjetër,” tha Kalaja. Ai shtoi se ka pasur trajtim të dyfishtë të votave të pavlefshme...