Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Anija e parë me emigrantë kap detin shqiptar, mbërrin në portin e Shëngjinit
Të hënën, një anije me 15 emigrantë mbërriti në Portin e Shëngjinit, duke shënuar fillimin e zbatimit praktik të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm të emigrantëve që kapen në ujërat italiane. Anija, nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane dhe shqiptare, ka transportuar emigrantët e parë që do të vendosen për verifikim në një nga qendrat e ndërtuara në territorin shqiptar. Të dhënat fillestare tregojnë se bëhet fjalë për persona të ardhur nga Afrika Qendrore dhe Lindja e Mesme, që ishin kapur në det nga Roja Bregdetare italiane gjatë përpjekjes për të hyrë në BE në mënyrë të paligjshme. Të 15 emigrantët janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie drejt qendrës së përkohshme pranë Gjaderit, ku do të kalojnë procesin e identifikimit dhe...