Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Khamenei: Irani i dha shuplakë të fortë SHBA-së
                            Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, ka shpallur “fitore” ndaj Izraelit në mesazhin e tij të parë publik që kur hyri në fuqi dy ditë më parë armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Khamenei, 86-vjeçar, kryesisht qëndroi larg syrit të publikut gjatë luftës 12-ditore të shtetit të tij me Izraelit, duke lëshuar vetëm dy video-mesazhe. Mesazhi i dytë i lëshuar më 19 qershor gjerësisht besohet se ishte incizuar në një bunker, duke marrë parasysh kualitetin e dobët të videos. Në video-mesazhin e ri, që qartësisht kishte një kualitet më të mirë të zërit sesa videoja paraprake, Khamenei përgëzoi iranianët për atë që e quajti “fitore ndaj regjimit të rremë sionist”, duke thënë se Izraeli “është gjymtuar dhe shtypur nga goditjet e Republikës Islamike”....