“Irani i dha një ‘shuplakë’ të fortë Amerikës”, Khamenei: Fjala “dorëzim” nuk është në fjalorin tonë

“Irani i dha një ‘shuplakë’ të fortë Amerikës”, Khamenei: Fjala “dorëzim” nuk është në fjalorin tonë

Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, ka dhënë mesazhin e tij të parë që kur SHBA-të njoftuan një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit. Khamenei, në një postim në X i shprehu urime vendit të tij. Ai thotë se SHBA-të “hynë në një luftë të drejtpërdrejtë sepse menduan se nëse nuk do ta bënin, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht”. Khamenei shtoi se SHBA-të “nuk fituan asgjë nga kjo luftë”, duke shtuar se Irani ishte në gjendje të dilte “fitues” dhe “i dha një shuplakë të fortë Amerikës”. Përmes një videomesazhi, siç raporton BBC, Khamenei thotë se SHBA-të “dështuan të arrinin ndonjë gjë domethënëse” duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit. Ai thotë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte bërë një përshkrim “jashtëzakonisht të ekzagjeruar”...