‘Më ngeli si traumë…’/ Flet taksisti që u dha ndihmën e parë fëmijëve të aksidentuar me monopatinë: U zura me ‘Shqiponjat’…

‘Më ngeli si traumë…’/ Flet taksisti që u dha ndihmën e parë fëmijëve të aksidentuar me monopatinë: U zura me ‘Shqiponjat’…

Një taksist që ndodhej pranë vendit ku ndodhi aksidenti i rëndë me dy fëmijë në kryeqytet, ka treguar sot për mediat momentet e para pas përplasjes. Ai ka dhënë ndihmën e parë për njërin prej fëmijëve dhe rrëfen përjetimin tronditës të asaj ngjarjeje. “Emrat nuk ua di, por i dalloj nga mosha. Ua kam dhënë unë ndihmën e parë! I shtypja fort në gjoks për t’u rritur rrahjet e zemrës…”, tregon taksisti. Pyetur nëse fëmijët e kishin fajin për aksidentin, ai tha: “Po, fëmijët e kishin fajin. Semafori ishte duke u hapur, por ende nuk ishte hapur plotësisht. Unë erdha për mirë këtu, sepse më ngeli si traumë mendore. Janë fëmijë… dhe unë kam çunin tim vetëm një vit më të vogël se ai 9-vjeçari....