Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti Softa ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Pas aksidentit të rëndë me tre të mitur, të cilët lëviznin me monopatinë dhe u përplasën nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ekspertët kanë ngritur alarmin për përdorimin e këtyre mjeteve. Në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, eksperti i sigurisë Fation Softa, sugjeron marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve të tilla. Duke qenë se një nga të miturit ndodhet në intubim, Softa thekson se nuk do të ishte kjo situatë, nëse i mituri do të kishte patur mjetet mbrojtëse në kokë. “Aksidenti me tre të mitur, ku njëri është në gjendje të rëndë. Goditja që ka marrë është në kokë. Nëse do të kishte pasur një masë mbrojtëse edhe biçikletat kanë detyrim ligjor për kokore. Edhe punonjësit e policisë...