NATO miraton planin e ri të shpenzimeve në mbrojtje me 5%, Rusia kërcënim për sigurinë

NATO miraton planin e ri të shpenzimeve në mbrojtje me 5%, Rusia kërcënim për sigurinë

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në Samitin që po mbahet në Hagë, shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur nga sulmet njëri-tjetrin. Po ashtu u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, një përgjigje ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia përbën një kërcënim në rritje për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës. ”Të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që...