Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë

Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka denoncuar kapjen e shtetit nga Hajrët dhe Troplinët dhe mosveprimin e SPAK ndaj krimit të organizuar. ‘Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore’, deklaroi Balliu nga selia blu. Deklarata e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu: Nëse ka një emër që mjafton për të kuptuar gjendjen e mjerueshme të drejtësisë në Shqipëri, ai është Altin Hajri, një nga figurat më të errëta të botës së krimit të organizuar në vend, i shpallur në kërkim ‘me letra’ nga SPAK. Në realitet ai vijon aktivitetin i lirë dhe i papenguar. Pavarësisht se është zyrtarisht në kërkim për përfshirje në vepra të rënda...