Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Adoleshenca”/ Rama frymëzohet nga homologu britanik: Seriali të jepet në shkolla!
Kryeministri Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me mësues dhe prindër në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, ku propozoi që seriali i njohur “Adoleshenca” të transmetohet në shkolla si pjesë e programit mësimor. Rama shprehet se ky serial flet për sfidat që përballet shoqëria sot dhe do të ndihmojë prindërit dhe mësuesit të kuptojnë më shumë për fëmijët e tyre. “Duke qenë se unë jam shumë i dhënë pas kinemasë, do t’ju sugjeroja të gjithëve që të shikoni një film që ka dalë së fundmi, që quhet ‘Adoleshenca’ dhe do t’iu sugjeroja ta ndani me shumë të tjerë. Do të ishte shumë mirë që ne të bënim shfaqje të filmit me nxënësit nëpër shkolla dhe palestra. Është një film që...