Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane nuk e shkatërruan programin, por e vonuan
                            Një raport i inteligjencës amerikane, i siguruar nga CNN, tregon se sulmet ajrore të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore në Iran – Fordow, Natanz dhe Esfahan – nuk e kanë shkatërruar në mënyrë domethënëse programin bërthamor të vendit, por e kanë shtyrë për disa muaj. Sipas burimeve nga Pentagoni, një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës mbeti e paprekur, përfshirë centrifugat dhe rezervat e uraniumit. Kjo bie në kontrast me deklaratat fillestare të presidentit Donald Trump dhe disa zyrtarëve ushtarakë, të cilët pretenduan se objektet ishin shkatërruar plotësisht. Në reagim ndaj raportimeve, Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses Karoline Leavitt, kritikoi publikimin e informacionit që e cilësoi si të pasaktë dhe akuzoi një “person anonim” brenda komunitetit të inteligjencës për rrjedhjen e të...