“Sulmet në Iran s’e ndalën programin bërthamor”, Pentagoni “përgënjeshtron” deklaratën e Trump

“Sulmet në Iran s’e ndalën programin bërthamor”, Pentagoni “përgënjeshtron” deklaratën e Trump

Sulmet e SHBA-ve ndaj centraleve bërthamore të Iranit nuk e shkatërruan programin bërthamor të vendit. Sipas një vlerësimi të inteligjencës së Pentagonit, sulmet ndoshta vetëm sa e vonuan për disa muaj. Burime të njohura me një vlerësim të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) i thanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se rezerva e uraniumit të pasuruar të Republikës Islamike nuk u eliminua gjatë bombardimeve. Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë vlerësimin fillestar të dëmeve, duke e quajtur atë “krejtësisht të gabuar” dhe “një përpjekje të qartë për të zhvlerësuar” presidentin Donald Trump. Vetë Presidenti Trump deklaroi se sulmet ajrore të së shtunës “shkatërruan plotësisht dhe në mënyrë tërësore” objektet e pasurimit bërthamor të Iranit, duke shtuar se ‘SHBA-të i hoqën nga duart bombën bërthamore...