Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit, 60% e të lënduarve janë në gjendje kritike

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit, 60% e të lënduarve janë në gjendje kritike

Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile tha se 46 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, ndërsa prisnin të merrnin ndihmë pranë qendrave të shpërndarjes së ushqimit në Rripin e Gazës. “21 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur u dërguan në spital pasi forcat pushtuese izraelite shënjestruan grumbullime civilësh që prisnin ndihmë” midis orës 2 dhe 6 të mëngjesit pranë kryqëzimit Netzarim në Rripin qendror të Gazës”, tha Mahmoud Bassal, zëdhënësi i organizatës së ndihmës së shpejtë. Një zëdhënës i ushtrisë i intervistuar nga AFP tha se ushtarët kishin parë një grumbullim njerëzish pranë pozicioneve të tyre në kryqëzimin Netzarim gjatë natës. Raportet për lëndime nga zjarri izraelit “janë nën hetim”, shtoi ai. Menjëherë më pas, Bassal tha se 25...