Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha shuan shpresat për ndryshim rezultati nga rinumërimi
Sali Berisha qartësoi demokratët se nuk duhet të presin ndryshim rezultati nga rinumërimi. Teksa në pallatin e sportit “Farije Hoti” po rivlerësohen vota, lideri i opozitës në në konferencë për mediat pohoi se Partia Demokratike është me tezën, vota vdiq pa hyrë në kuti. “Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve të saj, të cilëve ne kurrë, në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund t’u mohojmë një të drejtë të tillë. Ndaj dhe të nderuar zotërinj, që flisni për numërimin, përpiquni të jeni të saktë në ato që thoni. Teza e PD është: vota vdiq pa hyrë në kuti”, tha Berisha. Pavarësisht kësaj teze, sërish para mediave tregoi disa video që sipas tij tregojnë se vullneti i qytetarëve është tjetërsuar edhe në kutitë e...