“Përpjekje amatore!”/ Tabaku: PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, arnim i rrezikshëm që kërcënon kombin

“Përpjekje amatore!”/ Tabaku: PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, arnim i rrezikshëm që kërcënon kombin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozimi të deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, për një ndryshim të vetëm në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë. Ajo e ka cilësuar këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për të zëvendësuar një reformë të mirëfilltë me një draft të dobët e pa standarde. “Në vend të një ligji serioz, me transparencë dhe procese të strukturuara, siç kërkon OECD, mazhoranca ka sjellë një përpjekje amatore për të larë duart si Ponc Pilati,” deklaroi Tabaku. Ajo shtoi se “Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon.” Pak muaj më parë, Tabaku, dorëzoi në Kuvend një projektligj...