Lorena Goxhobelli zhyt në kaos hipotekat, shërbimet e pronës dhe legalizimet vetëm me mik ose zarfe, si e-Albania…

Lorena Goxhobelli zhyt në kaos hipotekat, shërbimet e pronës dhe legalizimet vetëm me mik ose zarfe, si e-Albania…

Hipotekat në Shqipëri duket se janë zhytur në një nga skandalet më të rënda të viteve të fundit, dhe në qendër të kësaj katrahure dyshohet se qëndron drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, një emër që sot po lakohet gjithnjë e më shumë në zyrat e hetimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Shërbimet e pronës dhe legalizimeve janë degraduar në një sistem ryshfeti të sofistikuar, ku asgjë nuk lëviz pa ndërhyrje, miqësi politike apo zarfë me para. e-Albania në ngërç Platforma e-Albania, e promovuar si simboli i digjitalizimit dhe transparencës, është kthyer në fasadën perfekte të një sistemi të mbyllur, abuziv dhe të kalbëzuar nga korrupsioni. Qytetarët detyrohen të aplikojnë online, por shumë shpejt përfundojnë tek noterët, agjencitë private apo zyrat “mike”,...