Pornografi me të mitur, 29-vjeçari nga Tirana bie në “rrjetën” e Europol

Pornografi me të mitur, 29-vjeçari nga Tirana bie në “rrjetën” e Europol

Një operacion ndërkombëtar nën koordinimin e Europol, për goditjen e rrjeteve të pornografisë me të mitur në internet ka hapur hesape me drejtësinë edhe për një 29-vjeçar nga Tirana. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet, që u shtri në 35 shtete, u bë kontrolli i banesës së personit në fjalë, ku u sekuestruan disa pajisje elektronike. ”Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur. Si rezultat...