Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Zemra” amerikane! Rëndësia e “Al Udeid”, baza e SHBA në Lindjen e Mesme që shënjestroi Irani
Baza ajrore Al Udeid, e vendosur pranë kryeqytetit të Katarit, Doha, luan një rol kyç në strategjinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Ajo shërben si selia kryesore e operacioneve ajrore të Komandës Qendrore Amerikane, dhe strehon rreth 8,000 trupa amerikane. E njohur ndonjëherë edhe si Aeroporti i Abu Nakhlas, kjo bazë përfshin gjithashtu pistën më të gjatë të uljes ajrore në rajonin e Gjirit, duke e bërë atë thelbësore për operacionet logjistike dhe ushtarake të SHBA-së në rajone si Iraku dhe përtej. Përveç pranisë amerikane, në bazë operojnë edhe forca britanike që kalojnë me rotacion, duke reflektuar rëndësinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh që karakterizon këtë objekt strategjik, shpesh i kosnideruar edhe si “zemra” amerikane në Lindjen e Mesme. Katari i hapi...