Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Do përfitojnë strehim social 1,253 familje në 35 bashki të vendit; Fondi 10 mln USD
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpallur 35 projektet fituese të thirrjes kombëtare për mbështetje financiare në kuadër të programit të strehimit social për vitin 2025.Vendimi erdhi pas shqyrtimit të projekt-propozimeve të paraqitura nga bashkitë në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social” dhe Strategjisë së Strehimit 2016–2025.Fondet e akorduara arrijnë vlerën totale prej rreth 1 miliard lekësh dhe do të përfshijnë 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin.Sipas ministrit të Ekonomisë Blendi Gonxhja, zbatimi i projektit nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Projektet do të zbatohen gjatë dy viteve të ardhshme, 2025 dhe 2026, në bashkëpunim me autoritetet vendore.Familjet përfituese të programit social të strehimit sipas bashkive:Bashkia Maliq me projektin “ Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të...