“Do mbështesim popullin iranian”, Putin pret delegacionin nga Teherani: Agresion i pajustifikuar nga SHBA

“Do mbështesim popullin iranian”, Putin pret delegacionin nga Teherani: Agresion i pajustifikuar nga SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin Teheranin. Udhëheqësi rus dënoi sulmet e SHBA-së ndaj Iranit dhe siguroi delegacionin iranian se populli i Iranit mund të mbështetet te Rusia për përkrahje. Një video e shkurtër e publikuar nga Kremlini tregon Putinin duke u takuar me delegacionin iranian, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe Yury Ushakov, një këshilltar i nivelit të lartë dhe ish-ambasador rus në Uashington. “Ky është një akt agresioni ndaj Iranit pa asnjë bazë apo justifikim. Ne kemi marrëdhënie të vjetra, miqësore dhe të besueshme me Iranin, dhe nga ana jonë po bëjmë përpjekje për të mbështetur popullin iranian”, tha Putin, duke theksuar...