“PD u bunkerizua”/ Açka: Pse zgjodha PD-në institucionale dhe jo çetën uzurpuese

“PD u bunkerizua”/ Açka: Pse zgjodha PD-në institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane. “Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë. Ka qenë vendim personal. Mund ta lexosh si protestë ndaj forcës time që nuk e kuptoi fare që kisha shkuar me një dozë idealizmi dhe kërkoja një parti europiane. Harrova që partitë shqiptare janë pashallëqe të vogla të pashallarëve që i drejtojnë. Mesa kam vënë re, të rinjtë që unë kam menduar se kanë një qasje tjetër, ata janë më të vendosur ndaj më të mëdhenjve. Mendoj se është edhe kjo trysnia e...