Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut në Vaun e Dejës, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtenant Arben Kingji, dhe Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Ilir Xhebexhia. Gjatë takimit me rekrutët e rinj, Ministri Vengu theksoi angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin e kushteve të shërbimit. “Shumë shpejt, ju do të keni në dispozicion veshje dhe pajisje të reja, ndërsa projektet për ndërtimin e godinave të akomodimit janë në zhvillim”, u shpreh ministri. Ai shtoi se Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë që zgjedhin të ndjekin karrierën ushtarake. “Në vijim do t’u japim mundësinë të gjithë atyre që ndjekin karrierën ushtarake...