Bashkitë pa kryetarë/ Haxhimali: Qytetarët të shokuar me keqpërdorimin, nuk ndihet pesha e votës së tyre

Bashkitë pa kryetarë/ Haxhimali: Qytetarët të shokuar me keqpërdorimin, nuk ndihet pesha e votës së tyre

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë eksperti Agron Haxhimali. Ai ka komentuar zhvillimet e funit por sidomos gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ka folur për situatën në bashkitë që janë tashmë pa kryetar. Agron Haxhimali: Një vend që shkel afatet ligjore. Nuk zbaton ligjin, nuk zbaton kushtetutën , nuk zbaton kodet ai ka problem të mëdha me veten e tij. Ka probleme me mënyrën se si është organizuar dhe me mënyrën si funksionon. Kjo është gjëja më e rëndësishme që bënë për një shtet në një vend demokratik. Por lidhur me pyetjen tuaj se si është situata në këto tre bashki, unë pajtohem  me kryetarin. Në qoftë se bëjmë një versus, midis të zgjedhurit dhe të emëruarit...