Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Trump zgjodhi luftën me urdhër të Izraelit”, The Guardian: Bota mund të paguajë një çmim të lartë prej vendimit të tij
The Guardian Donald Trump ishte i shpejtë në një mënyrë të parashikueshme për të shpallur fitoren pas sulmit të paligjshëm amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit. “Tërësisht dhe plotësisht të zhdukura”, – tha ai me zë të lartë. Benjamin Netanyahu në Izrael dhe servilët në vend nxituan të lëvdonin vendimin e tij “të guximshëm” dhe “brilant”. Zyrtari më i lartë ushtarak amerikan, Dan Caine, bëri një vlerësim më të matur: Është “shumë herët” për të ditur rezultatin e plotë pavarësisht dëmeve të rënda. Ende nuk mund ta dimë nëse goditja u ka dhënë fund aspiratave bërthamore të Iranit apo do ta nxisë atë të ndërtojë bombën. Mund të duhen javë ose muaj gjithashtu, para se të ndodhë hakmarrja iraniane, me të gjitha pasojat e saj të mundshme. Dy shtete të...