Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Irani kërkon të gjejë shpëtim në Rusi? Ministri i Jashtëm mbërrin në Moskë për t’u takuar me Putin
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti të dielën në Moskë për të zhvilluar konsultime me presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve amerikane ndaj objekteve kyçe bërthamore, raportoi agjencia Fars News. Më herët, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se “dënon fuqishëm” sulmet e SHBA-së, duke i quajtur një “vendim të papërgjegjshëm” që “shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare”, pavarësisht se vetë Moska e ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare përmes luftës së saj të paprovokuar dhe të vazhdueshme në Ukrainë. “Bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për përpjekje të shtuara në krijimin e kushteve për kthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike,” tha ministria, duke paralajmëruar se sulmet amerikane nënkuptojnë “një raund të rrezikshëm përshkallëzimi” që rrezikon të “dëmtojë më tej” sigurinë në rajon. Kujtojmë se Rusia dhe Irani...