Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandal në Disneyland Paris! Ceremoni martesore e rreme me “nuse” 9-vjeçare, ndërhyn policia
Policia franceze ka nisur hetime ndaj disa personave pas një incidenti të pazakontë në Disneyland Paris, ku u inskenua një dasmë e rreme me një vajzë rreth nëntë vjeç të veshur si nuse. Ceremonia e dyshimtë ndodhi të shtunën në mëngjes, përpara hapjes së parkut tematik, i cili ishte marrë me qira për një ngjarje private që u paraqit fillimisht si një martesë e vërtetë. Mirëpo, stafi dhe sigurimi i Disneyland Paris u alarmuan kur panë një vajzë të mitur të veshur me fustan nusërie, duke thirrur menjëherë policinë. Sipas zyrës së prokurorit në Meaux, pas hetimeve paraprake rezultoi se nuk bëhej fjalë për një martesë ligjore, por për një ngjarje të inskenuar me aktorë dhe figurantë. “Ishte një event i filmuar, me rreth 100...