Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skënder Jazexhiu: Veprat kombëtare nuk duhet të mungojnë në skena, sepse ndryshe do të humbim identitetin
Veprat kombëtare të operës dhe baletit apo dhe veprat kombëtare në teatrin e dramës janë pjesë e rëndësishme e jetës artistike, por në skenat tona sipas artistëve të ndryshëm nuk janë sa duhet. Skënder Jazexhiu ish solist i parë i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, pedagog për 25 vite në Shkollën e Baletit dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë thotë se veprat kombëtare nuk duhet të mungojnë në skena, sepse ndryshe do të humbasim identitetin tonë. Sezoni artistik po shkon drejt fundit në institucionet e artit, por në intervistën për gazetën “SOT” solisti Skënder Jazexhiu tregon për rëndësinë që kanë veprat kombëtare në skena, ku sipas tij institucionet dhe ministria për Kulturën duhet që të financojë edhe më shumë krijimtarinë...