E kërkon edhe Reali, Bayern ofron 50 milionë euro për “yllin” e ri të mesfushës

E kërkon edhe Reali, Bayern ofron 50 milionë euro për “yllin” e ri të mesfushës

22 Qershor 2025 22:07 Telesport Dikur e kishte në ekip, por mesa duket nuk e vlerësoi siç duhej. Angelo Stiller ka hyrë në orbitën e Bayern Munich pas një sezoni të shkëlqyer me Stuttgart. Mesfushori gjerman, një nga emrat më të shquar në Bundesligë, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve bavarezë, të cilët tashmë po punojnë për nënshkrimin e tij me një ofertë, që mund të arrijë në 50 milionë euro. Stiller ka dalë pikërisht nga akademia e të rinjve të Bayern Munich dhe arriti të bëhej deri në ekipin e dytë të Bayern, ku luajti rreth 50 ndeshje, para se të transferohej te Hoffenheim dhe më pas në vitin 2023 shkoi te Stuttgart. Pas dy sezonesh te Stuttgart, Stiller është rritur shumë si lojtar dhe...