Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, vetëvrasje ekonomike për Iranin”, Rubio thirrje Kinës për t’i ushtruar presion Teheranit: Do ta pësoni ju!
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i bën thirrje qeverisë kineze të ushtrojë presion mbi Iranin që ta mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit. Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të dielën: “Njerëzit e parë që duhet të zemërohen për këtë janë qeveria kineze, sepse nafta e tyre kalon andej. Ata duhet të jenë të parët që thonë se, nëse minojnë Ngushticën e Hormuzit, kinezët do të paguajnë një çmim të madh dhe çdo vend tjetër në botë për rrjedhojë. Edhe ne do ta paguajmë më shtrenjtë. Do të ketë një ndikim tek ne. Do të ketë shumë më tepër ndikim në pjesën tjetër të botës”, tha Rubio. “Është vetëvrasje...