Trump përplasje me Massie: Ne hoqëm bombën nga duart e Iranit, ai është kundër suksesit ushtarak

Trump përplasje me Massie: Ne hoqëm bombën nga duart e Iranit, ai është kundër suksesit ushtarak

Donald Trump sapo ka postuar një mesazh të gjatë në Truth Social, duke sulmuar kongresmenin republikan Thomas Massie i cili kritikoi sulmet amerikane ndaj Iranit si jo “kushtetuese”. Trump shkruan: “Kemi pasur një sukses ushtarak spektakolar dje, duke i marrë ‘bombën’ direkt nga duart e tyre (dhe ata do ta përdornin nëse do të mundeshin!) por, si gjithmonë, dhe pavarësisht të gjithë lavdërimeve dhe vlerësimeve që morën, ky kongresmen ‘i dobët’ është kundër asaj që u arrit kaq shkëlqyeshëm mbrëmë në Iran.” Presidenti përfundon: “MAGA nuk ka të bëjë me politikanë dembelë, që kërkojnë të bëjnë show pa prodhuar rezultat, dhe Thomas Massie padyshim është njëri prej tyre. “Faleminderit ushtrisë sonë të jashtëzakonshme për PUNËN E MREKULLUESHME që bënë mbrëmë. Ishte vërtet SPECIAL!!!”/ BBC